Gjeneral Begaj

Gjeneral Begaj: Është një vlerësim i madh të jem kryetar i vendit, nëse marr besimin e socialistëve do të jem në lartësinë e detyrës

Kandidati i propozuar nga socialistët për president i vendit, gjeneral Bajram Begaj, në takimin e zhvilluar në kryeministri me kreun e qeverisë, ka dhënë edhe prononcimin e parë, pas vendimit të kryesisë së PS-së.  Gjeneral Begaj tha se është një vlerësim i madh që të jetë president i vendit dhe nëse votëbesohet nga socialistët do të jetë në lartësinë e detyrës. Kryeministri Edi Rama garantoi se ka bindjen se do të votohet nesër në Kuvend dhe se do të jetë në lartësinë e kësaj detyrë. Begaj shtoi se si gjeneral, nderi, detyra dhe atdheu janë motoja e punës se tij. Faleminderit kryeministër është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të jem në lartësinë e detyrës. Janë të dyja profesione shumë të mira, shumë të përkushtuara. Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …