Thomas Schieb: Situata në Kosovë dhe tani ajo në Ukrainën lindore nuk mund të krahasohen

Thomas Schieb: Situata në Kosovë dhe tani ajo në Ukrainën lindore nuk mund të krahasohen

Në prag të vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Shieb tha se situata në Kosovë dhe tani në Ukrainën lindore nuk mund të krahasohet. Ai theksoi për mediet në vend  se më e rëndësishme është që Serbia, si vend kandidat, të mbrojë vlerat e përbashkëta “krah për krah” me BE-në. Sipas tij, mesazhi kryesor është se Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor i kushtohet një rëndësi e madhe. “Integrimi i tyre në BE është dhe do të mbetet synimi ynë”, tha ambasadori, duke shtuar se mezi pret vizitat e shumta të politikanëve gjermanë në muajt e fundit. Schieb deklaroi se Scholz planifikon të shkojë në Serbi më 10 qershor, për të vazhduar bisedimet me presidentin Aleksandar Vuçiq që kishte një muaj më parë në Berlin.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …