Komisionari Hahn bëri bashkë pozitën dhe opozitën

Komisionari Hahn bëri bashkë pozitën dhe opozitën

Atë çka nuk e bënë njëri me tjetrin, e bëri sot komisionari për politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit i Bashkimit Evbropian, Johannes Hahn. Ftesës së tij për një takim të përbashkët iu përgjigjën të gjithë krerët e partive politike në vend, përfshirë edhe ata të opozitës. Takimi është mbajtur në mjediset e Kuvendit, por pa praninë e gazetarëve. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ai i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …