Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Albin Kurti e shërbëtorët e tij duhet ta dinë që mbi guximin e sakrificën e veteranëve, kemi ndërtuar shtet e institucione

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  ka kritikuar kryeministrin,  Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me trajtimin e veteranëve në protestën e sotme dhe votimin pro Ligjit diskriminues, lidhur me përcaktimin e pagës minimale. Ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe trajtimi i padinjiteshëm i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga pushteti i Albin Kurtit, ishin pamje,  që asnjë qytetar i Kosovës nuk do të donte e as nuk do të duhej t’i përjetonte. Ai ka thënë se kjo fyerje e ky diskriminim ndaj veteranëve të vërtetë, edhe përmes iniciativa ligjore, ku kryeministri i Kosovës i trajton luftëtarët e lirisë – kategorinë më meritore për lirinë tonë – si qytetarë të rendit të dytë, është i papranueshëm dhe i pafalshëm. Albin Kurti dhe shërbëtorët e tij të verbër duhet ta dinë që mbi guximin dhe sakrificën e këtyre veteranëve, ne kemi ndërtuar shtet e institucione, në të cilat ata sot janë strukur e po orkestrojnë politika diskriminuese ndaj tyre. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, me çdo mjet demokratik do të mbështesë të drejtat e veteranëve dhe nuk do të lejojë përbuzjen e çlirimtarëve tanë në këtë mënyrë”, ka deklaruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …