Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj me inspektorët, inspektoi taksit dhe gjatë këtij aksioni iu kërkua pronarëve të taksive i tërë dokumentacioni i duhur për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre biznesore. Inspektorët gjatë inspektimit të taksive, lëshuan urdhëresa për disa pronar të taksive që në periudhë brenda shtatë ditëve duhet t’i plotësojnë dokumentet për veprimtarinë e tyre, në të kundërtën do t’u ndërpritet ushtrimi i veprimtarisë së taksive. Nga pronarët e taksive u kërkua që inspektorati komunal të merr masa për luftimin e informalitetit të kësaj veprimtari biznesore që po ushtrohet nga taksit ilegal, veprimtari e cila po na dëmton neve si taksi të rregullt me dokumentacion.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
