Gabriel Escobar

Diplomati, Gabriel Escobar, konsideron se secila iniciativë si Ballkani i Hapur duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet në nivel të njëjtë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ai duke folur para pjesëmarrëse të “Ballkanit të hapur” që u mbajt në Ohër te Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo iniciativë duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e rajonit. “Secila iniciativë duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. ‘Ballkani i hapur’ është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit perëndimor”. “Përkrahim liderët e kësaj iniciative që të bashkëpunojnë me në tregun e përbashkët. Ju mbështesim  që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Nuk është projekt politik, me rëndësi që është të ngelet projekt ekonomik. Escobar ka theksuar se mbështesin të gjitha iniciativat rajonale ekonomike, jo vetëm “Ballkanin e Hapur”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …