Sot në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfundon punimet dita e dytë dhe e fundit e Samitit, Ballkani i Hapur

Sot në qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfundon punimet dita e dytë dhe e fundit e Samitit, Ballkani i Hapur

Sot në  qytetin Ohër të Maqedonisë së Veriut,  po i  vazhdon punimet dita e dytë dhe e fundit e  Samitit, Ballkani i Hapur. Përveç ambasadorit amerikan në Beograd, Kristopher Hill, që mori pjesë në takimet e djeshme, samitit  iu bashkua virtualisht edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka dhënë mesazhe në adresë të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që po e refuzojnë nismën, për  shkak të  Serbisë. Rama ka thënë me këtë rast, se nuk e kemi pritur luftën në Ukrainë për ta ditur marrëdhënien speciale që ka Serbia me Rusinë, s’e kemi pritur luftën për të mësuar që mes Serbisë dhe Rusisë ka një histori, s’e kemi pritur luftën në Ukrainë se mes Serbisë dhe Kosovës ka një konflikt të pazgjidhur. Këto i kemi ditur që të gjitha, por midis të qëndruarit me kurriz nga e ardhmja dhe të kthimit të syve drejt të ardhmes kemi zgjedhur këtë të dytën. Sot jemi këtu sepse duam të shkojmë drejt të ardhmes, pa i mbyllur sytë ndaj problemeve ende të pazgjidhura, por për t’u bindur se problemet zgjidhen vetëm nëse afrohemi. Vetëm nëse ne ditë për ditë kuptojmë më lirë sesa të rëndësishëm jemi për njëri-tjetrin”, ka thënë Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …