Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Për të shpërqendruar vëmendjen nga korrupsioni, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e babanë tim

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të zëvendës-ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Sami Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës. Mërgim Lushtaku ka thënë se deklaratat e Durmishit janë bërë për të tërhequr vëmendje nga skandali i përgjimeve të fundit, ndërsa i ka quajtuar “zagarë” ata që po shpifin për të dhe babanë  e tij, Sami Lushtkun. Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Procesi në Gjykatën e Hagës nuk përbën padrejtësi vetëm ndaj disa individëve por ndaj vetë popullit të Kosovës

Pas vizitës në Gjykatën e Hagës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur sërish revoltën …