Telegrami i Radios Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit me rastin inaugurimit të obeliskut horizontal: UÇK në Reçak

Telegrami i Radios Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit me rastin inaugurimit të obeliskut horizontal: UÇK në Reçak

Në telegramin e Radios Kosova e Lirë dhe TV-Diellit,  me rastin e inaugurimit  të obeliskut horizontal: UÇK,  në Reçak të Shtimes thuhet: Këto tri shkronja nuk janë vetëm një akrostih apo obelisk  më shumë prej metali,  por janë një “monument madhështor” që na përkujton  gjakun e derdhur për liri, që na përkujton ditët e rënda  si tunxhi nën robërinë serbe, krejt derisa këto tri shkronja kuptimplote të lirisë  për herë të parë u përflakën në nën qiellin e Prekazit të Legjendarit, Adem Shaban Jashari dhe pastaj reflektuan e rrezatuan anë e mbanë Kosovës.

Banorët e Reçakut, rinia heroike e këtij fshati, si në të kaluarën e mëhershme ashtu edhe në kohën e luftës së UÇK-së dhe pas saj,  në kohën e lirisë e deri më sot, nga viti në vit kanë kompletuar fragmentet e historisë sonë më të re, duke përjetësuar edhe fizikisht  historinë reale, që ka ndodhur në këtë fshat.

Luftëtarët e lirisë së Reçakut, veprimtarët, invalidët, veteranët  vazhdimisht kanë qëndruar e po qëndrojnë   në krye të detyrës, duke përjetësuar historinë me monumente, shtatore, pllaka përkujtimore, monografi, filma dokumentarë, këngë e krijime artistike, dhe vit për vit duke shënuar përvjetorët e lirisë.

Reçaku, dikur fshati i  vogël i Shtimes, tanimë ka hyrë jo vetëm në historinë madhështore të Kosovës e kombit përgjithësisht por edhe në diplomacinë, historitë dhe  enciklopeditë botërore.

Monumentet  e shumta të lirisë në Reçak, tani të begatuara  edhe këto tri shkronja  çlirimtare e fitimtare, do të ndriçojnë përjetësisht  mbi këtë kodër, edhe  pse forcat e territ, po bëjnë përpjekje ta zhvlerësojnë luftën tonë të drejtë  për liri dhe ta mohojnë gjakun e dëshmorëve e martirëve.

 Urime e përgëzime, Reçak i lirisë dhe i pavdekësisë, thuhet  në  fund të telegramit të  Radios Kosova e Lirë dhe TV-Diellit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …