Ylli Mece

YLLI MEÇE: EDITH HARXHI, “TRIMËRESHA E NACIONALIZMIT”…..POR SI KOFINI PAS TË VJELAVE

Nuk kam aspak ndërmend të merrem me thiriadën  hipokrite të thurur nga zonja Edith Harxhi për problemet e “Ballkanit të Hapur”, madje as nuk ma ndien fare, që mbas rënies së “murit Basha” brenda përbrenda Partisë Demokratike, ajo kërkonte të rrëmbente flamurin e rreckosur të kësaj partie, për të bindur shqiptarët se tashmë po na dilte nje “Zhan d’Ark” e re, e cila do i ndërronte faqen Shqipërisë. Se kush është partia e saj, nuk po ndalem sepse tashmë ajo në opinionin e brendshem për nga egërsia gjakatare, nuk mund të krahasohet me me asnje forcë politike që mbas shpalljes së pavarsisë. Në diskutimin e saj para Tv për çështjen e “Ballkanit të Hapur” edhe pse ajo i kundervihet Ramës ( me të drejtë) fillon dhe e krahason atë, me mendimin teorik dhe veprimtarinë politike e ekonomike të Enver Hoxhes. Me këtë rast do apo nuk do z. Harxhi i referohet mendimit teorik te marksizmit, madje indirekt e mbështet atë.

Po ku dhe pse ? Sepse, ajo e deklaron hapur qe çdo marrëveshje ekonomike ka dhe prapavija politike”. Me këtë deklaratë, sigurisht që ajo nuk gabon. Por i gjithë problemi shtrohet se në interes te kujt janë marrëveshjet?! A ka interesa populli dhe a dëmtohet apo cenohet sovraniteti i vendit?! Pikërisht këtë, ajo ja faturon vetëm Partisë Socialiste.

Të jetë e vertetë kjo gjë?

Sigurisht që po, por është gjysma e së vërtetës, sepse gjysmën tjetër mos më shumë se P.Socialiste , interesat kombetare në rradhë të parë i shiti emëruesi i përbashkët i gjithë partive të shitura Ramis Alia.

Në kuadrin e pazarllëqeve e në dëm të inetersave të vendit, flamurin e rreckosur të ”demokracisë” duke e futur vendin nën kthetrat dhe nën vartësinë e kapitalit të huaj e mori Partia Demokratike. “Zonja e ditur” Edith Harxhi e anashkalon të vërtetën historike. Ajo nuk e thotë se nga duart e popullit që mbanin kazmën dhe pushkën për ndërtim dhe mbrojtje, i mori në duar partia e saj por duke i’a tjetersuar misionin popullor, apo më saktë e rrëmbyen kazmën për t’i nxjerrë themelet Shqipërisë sikurse ja nxorën, por i rrëmbyen dhe pushkën, duke shkatërruar ushtrinë, duke i’a tjetersuar asaj misionin. Kështu që dhe mbasi të mbaronin gjakderdhjen e 97-tes, do të shisnin armët dhe naftën te Serbia, për të vrarë popullin tonë të trojeve tona Dardane dhe të mos mjaftonte kjo organizuan Gërdecin si torta e Ponz Pilatit, veç me gjak në duar.

Po çfarë e shqetëson kaq shumë zonjën në fjalë e cila na ben krahasimin e bëmave të Ramës me veprimtarinë atdhetare të Enver Hoxhës? Unë mendoj se një “spurdhjake” e politikës (që për fatin e keq na paska qenë dhe zv/ministre e jashtme), jo që nuk ka as më të voglën dijeni për natyrën e marveshjeve ekonomike që bënte Enver Hoxha, por me një ligësi të hapur e deformon atë. Dhe ja sepse: Më duhet t’i kujtoj projekt zevendësueses së Lulit, se Enver Hoxha, fill mbas lufte në periudhën e viteve 1945-48 vërtetë lidhi marrëdhënie ekonomike me Jugosllavinë, sepse mendohej që ajo (Jugosllavia) të ishte në rrugën e drejtë të socializmit dhe vllazërimit te popujve.

Por ja që nuk ndodhi ashtu, sepse Jugosllavia kishte ënderra për aneksimin e Shqipërisë, duke e kthyer vendin tonë në Republike të shtatë të saj dhe ishte pikërisht Enver Hoxha ai i cili e zbuloi, e luftoi dhe madje informoi dhe Stalinin për qëndrimet dhe simptomat shoviniste të Jugosllavisë. Do të ishte pikerisht ky Enver dhe shokët e tij te luftës që e denoncuan Jugosllavinë duke prerë madje dhe mardhëniet diplomatike me të në vitin 1948. Pra sikurse vrehet, Enveri vetëm për të ruajtur sovranitetin e vendit të vet edhe sikur të mos të ishte aspak komunist , “projekt zvendesuesja e Lulit” dhe zëvendsja e dikurshme e ministrisë së jashtëme z. Harxhi duhej të ishte krenar për veprën e tij. Pse nuk flet z. Harxhi, që ekonomia shqiptare si në kohën e “Sali Babës me 40 hajdutë” dhe në kohën e Ramës që shikon ëndrra të bukura dhe ngre dolli me verë për të hapur Ballkanin, tërë ekonominë e vendit e orjentojnë dhe e drejtojnë kompanitë e mëdha ndërkombëtare, teksa tanët shtrijnë dorën për të marrë borxhe? A e di zonja zvendësuese se borxhet e një vendi kur nuk arrijnë të shlyhen kercënojnë seriozisht lirinë? A di de fakto zonja në fjalë se vendi ynë që mbas vdekjes së Enverit, kujt nuk ja ka shtrirë dorën, që nga “Çeku i bardhe e pa firmë” i Amerikës e deri te sheikët e anonimë të ”terrorizmit” islamik duke na venë kushte të tilla, që vërtetë do ju japim ndihma, ama do ndertoni me to medresera xhami madje do na paisnin dhe me hoxhallarë sepse Enveri dikur atyre jua pati hequr çallmën nga koka, sikurse dhe gjyshes se Edithit i pat thënë që të heqë çitjanet dhe të vishet lehtë si evropiane dhe kur shprehem evropiane e kam fjalen per boten e përparuar dhe jo enderrat e vjetra neokolonialiste të saj?! Tashmë le të hidhemi përsëri te Enveri i cili na qenkish nën” vartësinë ekonomike te BRSS- pra nënkuptojmë Hrushovin”.

Përsëri zëvendësja e Lulit e cila ënderronte karriken e Saliut, gabon rëndë sepse është e vërtetë që vendet socialiste ndihmonin njera tjetrën pa interes, por kjo periudhe zgjati për aq kohë sa këto vende e sidomos Bashkimi Sovjetik i periudhës së Lenin- Stalinit ishin në rrugën e drejtë të vllazërimit të popujve, nocione këto që zonja në fjalë nuk mundet t’i kuptojë, sepse nëse ndihmat e Hrushovit jepeshin enkas prej tij, për të skllavëruar popullin shqiptar të cilat do të hasnin rreptë nga E. Hoxha, madje aq rreptë sa për herë të parë në historinë botërore një vend dhe një popull i vogël do të habitin botën. Ishte pikërisht E. Hoxha i cili drejtë për së drejti në sallën “Gjeorgjevskaja” në mbledhjen e 81 Partive komuniste të botës, do ta akuzonte klikën e Hrushovit si të rrezikëshme per socializmin dhe gjithë levizjen komuniste n/kombëtare.

Kam pat fatin e mire që mbas viteve 2000 disa nga ish vendet e bllokut sovjetik në emër të Partive të tyre kanë shprehur admirim të madh e të jashtëzakonshem për Enver Hoxhen.dhe qëndrimin heroik të PPSH-se…dhe pse ? Pikerisht ai nuk u bë skllav, sikurse jini bërë ju ,sepse Enveri ishte burrë shteti dhe nuk i dridhej qerpiku sikurse nuk ju drodh në asnjë situatë. Këto janë ideale të larta dhe ju zonjë duhet të shfletoni literaturën që nga koha e Konferences se Parisit 1946 e deri në ditët e vdekjes së tij. Ju madje jo vetëm ju por e gjithë lukunia e kusareve tuaj te majtë e te djathtë nuk e beni dot vezën e Enverit. Vërtetë shtrëngoheni me sforco , por ne vend te saj bëni glasa, per fatin e keq janë glasa për popullin.

A nuk ishte “Padrinua” juaj ai qe e nxorri nënën Shqipëri ne semaforët rozë për ta shitur me “ nje euro” çdo pjesë të mishit të saj, teksa nje shishe verë që pi zotërote kushton jo më pak se 10 Eu..? A e dini ju zonja ënderrimtare e karrikes së Lulit, për të zenë vendin e Berishës, se sa borxhe i kam unë si familje me 4 persona shtetit, dmth Evropes, Botes Arabe, Amerikes dhe dreqit bashkë me të birin? Nëse do marrim se që nga peridha e “Sali Babës me 40” hajdutë e deri te Ramë agë aventurieri që fluturon me presh, kini marrë borxh 12 miljardë euro. Në se se jemi 4 miljonë shqiptarë, i bie që një person të ketë borxh 3 mije Eu..pra vetem une si familja jam borxhli 12 mije euro. Ku e kini gjetur të drejtën të ju dhe lukunia e juaj me një grykësi të shfrenuar e të pa skrupull ta futni Shqipërinë në borxha kaq të mëdha ? Do më thoni ju se keto i kini marrë për të ndertuar Shqipërinë. Ja po e quajmë se ashtu është.

Mirë, po kush jua u jep të drejtën që borxhet e marra t’i vidhni hapur nën dritën e diellit nëpermjet tenderave dhe kompanive të huaja që operojnë në vendin tonë duke pirë gjakun e nënave motrave vellezërve dhe femijeve tanë? Zotërote e ke vrarë ndonjë herë mëndjen pse Enveri i beri thirrje popullit për të siguruar buken ne vend? Sigurisht qe nuk ke aq tru sa ta kuptosh këtë, por po ta them se ai e shikonte si një problem të madh strategjik për të ruajtur lirinë dhe pavarsinë me vendit( pra ajo që deklaron ti duke kopjuar Enverin se marveshjet ekonomike kane prapavija politike).E di ti bashke vendorja e Enverit (me qenë se jeni dhe ju nga Gjirokastra) se ne kishim nje rafineri të tillë që plotësonim te gjitha nevojat e transporit

 Pse nuk flet për këto gjëra, që ju me lukuninë tuaj i shkaterruat dhe naftën tonë e vjedhin kompanite e huaja duke na e shitur me çmime diskriminuese madje jo vetëm kaq por për fatin e keq nëpërkëmbin dhe punëtorinë shqiptare duke i lënë me muaj të tërë pa paguar. I dini këto ju, apo jo? Po për milardat e vjedhura të kumbarit tënd dhe kusarëve të tjerë që mjeruan Shqipërinë përse nuk flisni por luani kartën e nacionalizmit duke u hedhur te Kosova? E ke kurajën qytetare ta diskretitosh” kumbarin tënd” se ai dhe e gjithë Partia e juaj ishte kundër luftës së armatosur të popullit tonë të Kosoves madje luftëtaret e saj me qëllim që Evropa dhe Amerika t’i mbante larg i konsideronit si “grupe terroristesh” formacione që udhehiqeshin nga idete komuniste, se ata nderojnë me grusht si ne kohën e partizanëve të Enverit etj..etj teksa ai banditi i juaj qe kini ne krye i shiste naftën Serbisë dhe takohej skutave me Arkanin.. dhe tani ti na hiqesh si një trimëreshë e nacionalizmes shqiptare, por je vonë zonja zëvendësuese

Je kujtuar si kofini mbas te vjeli, sepse e gjithë kasta juaj dhe aristokracia shqiptare për ato të flamosura pasuri të luajtshme e të pa luajtshme bëni pakt dhe me djallin kundër atdheut tuaj për të ngritur lumturinë tuaj…e jo të popullit tonë. Ju nuk kini as popull e as atdhe…kini vetëm pasurinë, ai është atdheu i juaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …