AAK dhe Nisma ende nuk kanë caktuar datën e protestës së radhës

AAK dhe Nisma ende nuk kanë caktuar datën e protestës së radhës

Dy partitë opozitare që kanë lidhur koalicion parazgjedhor, AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera në funksion të shfuqizimit të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin. Sidoqoftë, partia e Haradinajt dhe ajo e Limajt ende nuk kanë vendosur për datën e protestës së radhës. Zyrtarë të këtyre dy partive kanë konfirmuar se kundërshtimi opozitar do të vazhdojë edhe më tutje. Protesta e fundit, ajo e mbajtur me 14 maj, mblodhi një numër të konsiderueshëm protestuesish, më tepër sesa ishte parashikuar. Kjo protestë nuk ishte përkrahur nga Vetëvendosje si pasojë e divergjencave gjithnjë e më të mëdha brenda kampit opozitar.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …