Përfaqësuesit e Finlandës dhe Suedisë, do të bisedojnë me kryetarin e Turqisë, Erdogan lidhur me pranimin në NATO

Përfaqësuesit e Finlandës dhe Suedisë, do të bisedojnë me kryetarin e Turqisë, Erdogan lidhur me pranimin në NATO

Kryetari i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, do të diskutojnë më 28 qershor me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan lidhur me synimet e tyre për anëtarësim në NATO, të cilat janë bllokuar nga Turqia. Palët do të zhvillojnë këto bisedime në kuadër të samitit të NATO-s që mbahet këtë vit në Madrid nga 28 deri më 30 qershor. “Presidenti Niinisto do të takohet nesër në Madrid me presidentin turk Erdogan dhe kryeministren suedeze Andersson, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, ka thënë presidenca finlandeze, duke shtuar se takimit do t’i paraprijë një rund bisedimesh mes zyrtarëve finlandezë, suedezë dhe turq, të ftuar nga NATO-ja,  në Bruksel”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …