Shpend Ahmeti

Ahmeti: Ministria e Financave të mos e vonojë projektin për Trafikun Urban

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka votuar rekomandimin për Ministrinë e Financave që jap garancionin për kredinë për blerjen e 51 autobusëve për trafikun urban në kryeqytet. Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shfaqur shpresën se tash e tutje Ministria e drejtuar nga Avdullah Hoti nuk do të gjejë arsyeje për vonimin e këtij projekti. Sipas Ahmetit “presioni qytetar vazhdon të jap rezultate”. Përndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar edhe për të autorizuar Qeverinë për të nismuar procedurat për kthimin e Pallatit të Rinisë në ndërmarrje publike komunale të Prishtinës sipas ligjeve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …