Robert Bosch

Robert Bosch: Edhe pse Kosova i ka plotësuar kushtet, komisioneri, Oliver Verhely paraqet kërkesa që nuk kanë qenë për vendet tjera

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të ketë një udhërrëfyes shtesë për Kosovën lidhur me  çështjen e liberalizimit të vizave. Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Verhelyi një ditë më parë paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian. Ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh, thotë se edhe pse Kosova i ka plotësuar kushtet sipas Komisionit Evropian, Verheyi vjen me kërkesa që nuk kanë qenë për vendet tjera. “Edhe pse Kosova i plotëson të gjitha kushtet sipas Komisionit të BE-së, Verhelei vjen me më shumë kërkesa që nuk i kemi bërë kurrë për të gjitha vendet që kanë marrë liberalizimin e vizave gjatë viteve të fundit. Unë me të vërtetë nuk e di se si të arrihet drejtësia për Kosovën”, shkruan ai. Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes, ndonëse Komisioni Evropian dy herë ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …