Në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, kryeministri Hoti, u shpreh mirënjohje punëtorëve shëndetësorë, policëve e inspektorëve

Avdullah Hoti ka publikuar një rezolutë që u propozua në Kuvend nga debati i sotëm për kufizimin e rritjes së çmimeve

Ish-kryeministri i Kosovës, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një rezolutë që u propozua në Kuvend nga debati i sotëm për kufizimin e rritjes së çmimeve. Ai tha se nuk ka asnjë arsye që kjo rezolutë të mos përkrahet.  “Kjo është rezoluta e propozuar në Kuvend nga debati i sotëm për të kufizuar rritjen e çmimeve. Nuk ka asnjë arsye që të mos përkrahet”, ka shkruar Hoti.

“1.Të reduktohet akciza dhe norma e TVSH-së për derivate, për tre muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimiet në tregjet ndërkombëtare.

2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në rezolutën e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …