Taulant Balla

Taulant Balla: Javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, BE-Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se tashmë Shqipëria do të negociojë me BE-në për tu bërë pjesë e unionit. “Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Tashmë Shqipëria do të negociojë me Bashkimin Europian për t’u bërë pjesë e unionit. Propozimi francez hap rrugën e nisjes së negociatave me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veroit”, tha Balla në Kuvend. Maqedonia e Veriut ka pranuar propozimin francez duke i hapur rrugën kështu një marrëveshjeje me Bullgarinë. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të zhbllokonte më pas edhe procesin e negociatave për Shkupin e Tiranën, duke sjellë mbajtjen e shumë pritur të konferencës së parë qeveritare. Kryetari francez Emmanuel Macron në samitin e NATO-s në Madrid, tha se  palët janë afër një kompromisi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …