Kosove - Shqiperi

Prej ditës së sotme hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020. Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruan se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore. Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”. Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson drejtori Astrid  Hado.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …