leoni

Shqiprim Pula

Shqiprim Pula: NJË CERTIFIKATË PËR POLITIKANËT

Para disa ditëve, një shok i imi, më tregoi se kishte qenë tek mjeku specialist i syve (oftamologu), për të marrë një raport mjekësor që të ripërtërijë lejen e vozitjes. Pra, të pajisesh me raport mjekësor që të vozisësh një mjet motorik. Në fakt, kjo, më nxiti të mendoj më thellësisht lidhur me politikanët tanë; dhe më lindi pyetja a do duhej të pajiseshin me raport mjekësor psikiatrik apo neurologjik, politikanët tanë para se të ulen në karrigen drejtuese e merrnin udhëheqje ekzekutive?, disa mund të thonin PO e disa të tjerë JO!.

Kaluan mbi dy dekada vite, që nga paslufta, dhe ne vazhdojmë të sakrifikojmë për JU, duke pritur se po ndryshoni e po e bëni më të mirën për vendin e qytetarët, por jo, ju të pa përgjegjshmit, vazhduat t’a shkatërronit ardhmërinë e vendit për shkak të barkut tuaj të uritur e mendjeve tuaja joracionale e edhe të sëmura. Vitet nëpër të cilat kemi kaluar, kemi parë, dëgjuar e përjetuar lloj-lloj skandalesh si rezultat i paaftësive profesionale dhe vendim-marrjeve kriminale, të këtij apo atij kryetari, të këtij apo atij udhëheqësi institucional. Të gjithë neve, na kujtohen mega skandalet që lidheshin me privatizimet; infrastrukturën rrugore; hidrocentralet; vjedhjet në institucione publike; tenderomaninë e deri tek idetë mbi territoret!. E, për të vazhduar me fjalorin ofendues e deningrues, egocentrik e emocional, të përgjithësuar e paragjykues, që e dëgjonim dhe dëgjojmë ҁdo ditë.

Për rrjedhojë, në mungesë të një jete normale qytetarët tanë ҁdo ditë ikin nga vendlindjet e tyre sepse pasojat janë afatgjate e nga më të ndryshmet…stagnim ekonomik, ngadalësim reformash në të gjitha dikasteret, për një jetë normale për gjithë, sepse, në politikë hyni gjithëkush e shumëkush, e siҁ thoshte shkrimtari Ali Asllani “hanin e pinin, rëmbenin, mbushnin xhepa e arka, të pabrekë i gjeti dreka, e milioner i zuni darka”!. Ata, që të vetmin profesion kishin “politikën”, me barkun e urritur dhe mendjen e sëmurë, të gjendur në karrigen vendim-marrëse si politikanë, i bënë dëmin vendit. Prandaj, për t’a shpëtuar vendin dhe ardhëmërinë, kryetarë e udhëheqës institucional, para marrjes së detyrës duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore, që të konstatohet, që ata, janë mirë e të aftë, mendërisht e emocionalisht, për të udhëheq me shtetin. Ti politikan, përmes vendim-marrjes tënde, që bënë normativën për një shofer veture t’a bëj kontrollën mjekësore me detyrim; po ti, ti pse nuk kontrollohesh përderisa mban në dorë fatet tona?!

Është shkruar për Adorlf Hitler se kishte pasur probleme shëndetësore mendore, i cili niste fronte lufte, e dëmtoheshin fate miliona njerëzish. Poashtu, është shkruar edhe për Slobodan Milosevic e Radovan Karagjic të cilët kishin probleme shëndetësore mendore, të cilët shkaktuan krime kundër njerëzimit e gjenocid. Madje, kur lexon histori politike botërore, has në diktatorë e sundimtarë që kanë sunduar nëpër botë, e që kanë patur probleme shëndetësore mendore që e kanë zhytur botën në gjak.

Kudo e kurdo, që flitet për pluralizmin e demokracinë, për reforma tek pushteti ekzekutiv e gjyqësor si nevojë e kohës; për dekriminalizim tek cilindo dikaster, ajo ҁfarë po ashtu duhet, është që mjekët specialistë të psikiatrisë e neurologjisë t’u krijohet status ligjor, që me detyrim krerët partiakë e institucional, t’i kontrollojnë e reduktojnë ata me insinuata keqbërëse apo plangprishësit, që po i’a marrin frymën kombit e shtetit. Meqë, e normuar kërkesa për raport mjekësor për lejen e vozitjes, pse të mos e normojmë edhe kërkesën për kontroll mjekësor për krerët institucional e vendim-marrës, të cilët vendosin për fatet e qytetarëve. Tek ne, e në mes nesh, duhet të kultivohet kultura e të bërit politikë me ndjesinë e atdhedashurisë e vetkorigjimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …