Deputetët Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, vizitojnë policin e Albin Kurtit, Enver Smakiqi në QKUK

Deputetët e Vetëvendosjes,  Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policin e plagosur Enver Smakiqi. Me këtë rast, Bajqinovci  ka thënë se në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim, Arber  Rexhaj vizituam policin e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë! Polici Mërgim Geci se bashku me Enver Smakiqin kanë mbetur të plagosur gjatë incidenti në Skenderaj ku kanë qenë të përfshirë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …