Protesta e Sali Berishës bëri që Ambasada amerikane t’iu kërkojë qytetarëve të kenë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet ajo

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim  ka folur për  mediet pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga Sali Berisha. Zonja Kim tha se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji.  Tubimi i thirrur nga Sali Berisha bëri që Ambasada Amerikanë t’u kërkojë qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të rrinë larg zonës ku mbahet protesta, pasi ajo mund të jetë e dhunshme. Këtë të enjte po zhvillohet protesta e paralajmëruar ditë më parë nga Berisha me moton “Shqipëria në rrezik”. Kjo është protesta e thirrur nga Sali Berisha, i cili kërkon të largojë Edi Ramën nga pushteti.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti Arlinda Zekaj: KGJK-ja arsyeton vonesat gjyqësore, Bislimaj thotë se viktima nuk mbeti pa mbrojtje

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka deklaruar se Arlinda Zekaj ka qenë …