Kryesia e PDK-së cakton, Edon Canën, kryetar të Degës në Rahovec

Kryesia e PDK-së cakton, Edon Canën, kryetar të Degës në Rahovec

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Në  mbledhje u fol edhe për krizën e rëndë ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e Kosovës, rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike dhe indiferencën e Qeverisë për të marrë hapa konkret që lehtësojnë këtë gjendje. Kryetari Memli Krasniqi diskutoi me anëtarët e Kryesisë edhe për procesin e Vetingut, për të cilin tha se një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias. Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Rahovec, me kryetar Edon Cana. Me këtë rast, Kryesia e PDK-së ka shprehur konsideratën dhe vlerësimin për punën e pandalshme të ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska i cili deri tani ka udhëhequr Degën e PDK-së në Rahovec. Kryetari dhe Kryesia e Re në Degën e PDK-së në Rahovec ka përgjegjësi të konsolidoj të gjitha strukturat e Degës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në Partinë Demokratike të Kosovës.  Partia Demokratike e Kosovës mbetet e angazhuar që krahas reformimit të brendshëm, të vazhdojë punën e saj në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në të gjitha instancat relevante.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …