leoni

Gruri

Bujqit të pakënaqur me rendimentet e grurit

Në vendin tonë ka kohë që ka filluar fushata e korrje shirjeve të drithërave, kryesisht grurë. Bujqit kanë deklaruar se janë të pakënaqur me rendimentet e këtij viti të kulturës së grurit. Ata kanë thënë se krahasuar me vitin që shkoi, sivjet rendimenti është dukshëm më i ultë dhe varion nga 20 deri në 40 për qind më pak prodhim. Bujqit po deklarojnë se një nga faktorët që ka ndikuar në rënien e prodhimit është rritja e jashtëzakonshme e çmimit të plehrave artificiale. Ata kanë përkujtuar se deri sa në vitet paraprake një thes pleh kushtonte nga 7 deri në 9 euro, këtë vit, e njëjta sasi ka kushtuar nga 22 deri në 25 euro dhe kjo ka bërë që të mos mund të blejnë sasi të mjaftueshme të plehut dhe për këtë shkak tani kemi ulje të dukshme të rendimentit të grurit. Njohësit e fushës së bujqësisë kanë deklaruar se këtë vit, rendimenti i grurit për hektar është afër 3 mijë e 500 kg ndërsa vitet paraprake ka qenë rreth 5 mijë kg.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …