Deputeti i VV-së, pretendon se gjatë Qeverisë Kurti ( 2 ), më shumë janë rrit pagat se çmimet e produkteve

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja pretendon se gjatë Qeverisë Kurti ( 2 ), më shumë janë rrit pagat se çmimet e produkteve. Duke komentuar kritikat ndaj ngritjes në vazhdimësi të çmimit të prodhimeve dhe vështirësitë që po përballen qytetarët dhe kërkesat për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga fondi i kursimeve pensionale, deputeti Armend Muja ka thënë se nuk ka arsye për tërheqje të këtyre mjeteve sepse norma e rritjes së pagës në sektorin privat është më e lart se sa ajo e rritjes së çmimit të produkteve(!). Ai ka theksuar më tutje, se nga janari i deri më tani, inflacioni është rrit 9 për qind rrogat e sektorit privat, janë rritur 13 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …