Covid

Nuk ka vdekur asnjë infektuar me virusin korona, janë paraqitur 110 raste të reja, janë shëruar 163 të infektuar

 

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 344  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 110   raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 163  të infektuar. Numri i të shëruarve ka arritur në 230 mijë    e 239. Numri i rasteve aktive është rritur në  2 mijë e 116 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …