Kryetari i Partisë URA, Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e koalicionit “Për një fillim të ri” në zgjedhjet lokale për Ulqinin

Dritan Abazoviq, tha se deklarata e tij për gjenocidin në Srebrenicë ishte e paqartë, andaj u kërkoi falje familjarëve të viktimave

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, tha se deklarata e tij për gjenocidin në Srebrenicë ishte e paqartë, andaj  u kërkoi falje familjarëve të viktimave. U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.

Kjo kërkim-falje vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviq relativizoi gjenocidin në Srebrenicë. “Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviq, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë. Pas kësaj deklarate, familjarët viktimave dhe shoqatat i kërkuan Abazoviqit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot nga ora 12:00 deri në orën 20.00 në Kuvendin e Kosovës janë bërë homazhe para arkivolit të Adem Demaçit

Behxhet Shala: Vizita e udhëheqësve të VV-së te varri i Demaçit, shkelje e rëndë morale

Analisti dhe veprimtari i njohur, Behxhet Sh. Shala – Bajgora, ka reaguar me tone të …