leoni

Edi Rama në NATO: Kërkoj që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësive në pozitën e saj

Sot në Bruksel, në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-S, Jens Stoltenberg, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama kërkoi që të përfshihet edhe Kosova në partneritetin për paqen, për shkak të vështirësisë me sigurinë. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama tha se ndihet krenar që parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që miratoi protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, mbështet stabilitetin, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Ishte një moment historik për aleancën në përgjigje për luftën.  Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej të parëve për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Qëndrojmë në forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pata edhe njëherë shansin të them, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovë në partneritetin për paqen. Edhe kohët në të cilat jetojmë në këndvështrim tim është vërtetë e mençur që kjo të merret në konsideratë ka saktësuar Edi  Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …