Sylejman Nezirit i ndahet çmimi humanitar “Rotarian i Vitit”

Pronarit të Plus Center në Ferizaj, z. Sylejman Nezirit iu nda çmimi si rotarian i vitit për kontributin e tij dhënë në Rotary CLUB Ferizaj.

Aktivitet primar i Rotary Club Ferizaj është humaniteti, kryesisht në dhënien e bursave për studentët e dalluar ku vetëm vitin e fundit janë ndarë 44 bursa.

Poashtu ndër aktivitetet tjera të këtij klubi janë edhe pastrimi i mjedisit të vendeve me interes strategjik e ekonomik për komunën e Ferizajt.

“Nuk ka ushtrim më të mirë për zemrën tuaj se sa të përkuleni dhe t’i ndihmoni dikujt që të ngritet”.

Kujtojmë se “Plus Center” në Ferizaj është qendër e promovimit të produkteve vendore dhe njëherit qendra e vetme e madhe tregtare në vendin tonë që nuk ka asnjë lloj produkti nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Amanda Dedej shpallet kampione bote, mund serben në finale

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë …