Viola von Cramon:

Viola von Cramon: Nëse BE-ja dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është cituar të ketë deklaruar se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë i besueshëm globalisht,  duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor.  Në katër vjetorin kur Komisioni Evropian për herë të dytë konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, Von Cramon u shpreh se BE-ja duhet menjëherë të heq vizat për qytetarët e Kosovës . Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, ka shkruar zonja Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …