Edi Rama

Kryeministri Rama në krye të delegacionin qeveritar sot në Bruksel i fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë më delegacionin qeveritar nga Tirana qëndron sot në Bruksel për të nisur bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nesër do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kjo konferencë do të zhvillohet paraditen e 19 korrikut, dhe është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka Presidencën e radhës së BE-së, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme, Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin, Varhelyi. Ky veprim u mor pasi  Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar dy ditë më parë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke i hapur kështu rrugën procesit të integrimit evropian për Meqedoninë dhe Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …