Kryetari i i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, në Iran

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, në Iran

Kryetari i  i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha. “Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botë”, theksoi Erdogan. Por optimizmi u shua paksa nga pala tjetër. 

Putin nënvizoi se jo të gjitha çështjet për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi janë zgjidhur. “Me ndërmjetësimin tuaj ne kemi ecur përpara. Megjithatë, jo të gjitha çështjet janë zgjidhur, por fakti që ka një lëvizje është tregues i mirë”, ka thënë presidenti rus në Teheran. Takimi i dy liderëve, vjen pasi qeveria turke raportoi se Kievi dhe Moska janë në prag të nënshkrimit të një ujdie për eksportin e grurit ukrainas, gjë e cila do të zbuste krizën në mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …