Gëzim Salih Hamza (5.10.1963 - 19.07.1998)

Smajl Latifi: Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak

Dëshmori i atdheut, Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak, sa të ketë jetë në truallin dhe nënqiellin shqiptar.

Ai është i gjallë ndër breza, për porositë që na i la për së gjalli kur po luftonte me shpirt ndër dhëmbë me plagët e rënda të lirisë, që për pasojë të tyre, ai fitoi pavdekësinë, për të mbetur i gjallë përjetësisht në kujtesën e popullit tonë, si një emër i ndritur i luftës për çlirimin e Kosovës.

Gjaku i derdhur i bashkëluftëtarëve në luftimet e korrikut 1998 në Rahovec, është gjak i kuq lirie. Lufta për mbrojtjen e Rahovecit, bashkoi luftëtarë nga Rahoveci, Malisheva, Suhareka, nga Drenica e Dukagjini. Luftimet ishin të ashpra, heroike dhe të përgjakshme.

Vërtet, në këto luftime humbëm shumë bashkëluftëtarë trima të sprovuar në beteja e qytetarë të paarmatosur, por pesha dhe roli i UÇK-së dhe lufta jonë kundër pushtuesit ishte e gjallë, rezistenca jonë ishte e fortë dhe rruga e lirisë kërkonte nga ne çmimin e lartë të gjakut.

Epopeja e UÇK-së në Rahovec, në ato ditë të nxehta korriku, u shkrua me gjak, me shembuj heroizmi e përkushtimi të UÇK-së e shqiptarëve liridashës, atyre që ia kthyen gjoksin furtunës, për ta ndalur, për ta goditur e për ta përzënë nga ky truall pushtuesin barbar serb.

 

Nderim dhe lavdi të përjetshme ‘PIKTORIT’!

Lavdi dëshmorëve të lirisë që ranë trimërisht në luftimet e korrikut ’98!

U kujtoftë përjetë Epopeja e UÇK-së, e korrikut të  vitit 1998!

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …