Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot takohet dhe bisedon me kryetarët e komunave nga radhët e partisë së tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të mbajë të  konferencë për media, bashkë me kryetarët e komunave nga radhët e partisë së tij. Adresimi para gazetarëve do të bëhet duke filluar nga ora 12:00 – në selinë e AAK-së,  me temën ”Raporti i Qeverisë Qendrore me Komunat”. AAK-ja qeverisë në pesë komuna, ndërkaq pushtetin qendror e ka Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Haradinajt qeverisë në Gjakovë, Deçan, Klinë, Rahovec e Therandë. Pritet që kryetarët e komunave të kenë  kritika në drejtim të Qeverisë për mos mbështetje të projekteve. Qeveria e Vetëvendosjes ka pushtetin vendor vetëm në katër komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon transparencë nga Qeveria për kushtet e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës …