Po realizohet fushata “Kriza për Ujë të Pastër”

Po realizohet fushata “Kriza për Ujë të Pastër”

Njoftojmë se organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar kampanjën #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër). Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.

Javën që shkoi, së bashku me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, kemi marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës.

Të bashkangjitur gjeni rezultatet e lumit Llap, i cili sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë ka dalë të jetë i cilësisë së moderuar (i ndotur). Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumit është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës. Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje – duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujorë përgjatë shtratit të lumit.

Për detaje të hollësishme dhe parametrat tjerë, shihni vlerat e paraqitura në tabela.

Më detajisht, kemi marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës:

Sitnicë – 1 mostër;

Llap – 2 mostra;

Lepenc – 2 mostra;

Drenica – 2 mostra.

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëjmë krahasimin e rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit. Të dhënat e gjeneruara nga analiza e mostrave do të publikohen gjatë kësaj jave në rrjetet sociale të PEN.

Kjo fushatë  zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF.

Për më shumë informacione ju lutem gjeni të bashkangjitur komunikatën për media. Poashtu, mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrin: +383 49 728 555.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …