Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane, në Tiranë, Yuri Kim mirëpret mesazhin e Britanisë për të korruptuarit e Ballkanit

Ambasadorja amerikane në Tiranë,  Yuri Kim ka mirëpritur mesazhin e Britanisë së Madhe  për të gjithë politikanët e Ballkanit, të cilët minojnë demokracinë në vendin e tyre duke mbështetur krimin dhe korrupsionin.  Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm ‘non grata’ përfshi edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …