Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes sot e nesër zhvillojnë aktivitete tematike e kulturore

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes sot e nesër zhvillojnë aktivitete tematike e kulturore

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Shtimes, sot dhe nesër zhvillojnë aktivitete në përkujtim të Ofensivës serbe të verës së 25 dhe 26 korrikut të vitit 1998  kundër pikave të UÇK-së në Zborc dhe në Carralevë.

26 korriku shënon edhe ditës e rënies së dëshmorit të parë të rrethit të Shtimes, Ruzhdi Salihu.

Në nderim dhe përkujtim të këtyre datave me rëndësi të historisë sonë më të re, sot në orën 8.00 kanë filluar  homazhe në varrezat e dëshmorëve në Belinc, Carralevë,  Kleçkë dhe në Koshare.

Nesër më 26 korrik në orën 9.00 bëhen homazhe dhe vendosen kurora lulesh te Shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, në qendër të qytetit, si dhe te varrezat e dëshmorëve: në Shtime, Reçak, Mollapolc dhe Vojnoc.

Po nesër në orën 11.00 në Shtpinë e Kulturës, mbahet Akademia Përkujtimore.

Në orën 12.00 zhvillohet një vizitë në Muzeun e Qytetit të Shtimes.

Prej orës  10.00 deri në orën 15.00 bëhet dhurimi vullnetar i gjakut, organizuar nga të rinjtë e Rashincës  te xhamia e fshatit.

Shtimja me rrethinë luftës së UÇK-së i ka dhënë një kontribut  të jashtëzakonshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …