Kumrie Prenku Karaçica: Kadri, zemra ime po copëtohet në 3 shtete

Aktivistja e humanistja Kumrie Prenku Karaçica, gruaja e dëshmorit të kombit Kadri Karaqica, në llogarinë e saj në fc ka shkruar:Kadri po me vije shume rënd që të vij tek varri dhe të të thamë, se djemtë tanë po e marrin rrugën e mërgimit, po me digjet shpirti! Sepse ti kur u ktheve nga CH, ne dhjetor te vitit 1997, te thash i marrim fëmijët dhe shkojmë ne CH ,mu drejtove me një tonë te lartë dhe the: “Më e ëmbël balta e Kosovës sesa mjalti i CH” Ti u burgose dhe pas 4 muaj e gjysmë u arratiset nga burgu i Smrekovnices dhe rroke armët dhe Betimin ne Brigadën 114 Fehmi e Xheve Lladrovci dhe me 13- 04-1999 u përjetësove ne altarin e Lirisë për te mos vdekur kurrë Dëshmorë Kombi! Por ëndrra jote nuk u realizua kurrë qe fëmijët te punësohen ne Shtetin ku shume shtrenjte e paguaje ; Edimiri udhëtoj para 5muaj e gjysmë ne Londër tash edhe djali ynë Kadriu sot u pajis me vizë Gjermane qe kurrë nuk te përqafoj kurrë nuk ishe ne ditëlindje tij, as ne suksesin e tij shkollor e as ne mbrëmje te maturës! Edhe pse me mund e sakrificë i rrita e i shkollova, vend pune nuk u gjete për fëmijët tanë. Kadriu djali yt Kadri që lindi me 07-07-1999 posa ka mbushur 23 vite po merr rrugë te mërgimit i prift e mbara e pastë fatin e gjithë botes, por zemra ime po copëtohet ne 3 shtete: Nga zemra ju dëshiroj gjithë fëmijëve te Dëshmorëve lumturinë e gjithë botes, pasi janë pa shpresë ne shtetin ku dhanë me te dashurit për LIRIN e Kosovës., përfundon shkrimin e saj Kumrie Prenku Karaçica, gruaja e dëshmorit të kombit Kadri Karaqica.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …