Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Musa Jashari

Sylejman Selimi: Kam luftuar me bashkëluftëtarët e mi për ta mbrojtur popullin tim nga ushtria dhe policia serbe

Avokati, Tomë Gashi bëri të ditur se  ka përfunduar paraqitja e fakteve nga ana e avokatëve mbrojtës të Sylejman Selimit, si  dhe fjala e tij para trupit gjykues.  Sipas tij, kryetari i trupit Gjykues ka deklaruar se aktgjykimi nga Gjykata e Apelit do të publikohet në korrik apo gusht të këtij viti, edhe pse mandati i EULEX-it duhet të përfundojë më 14 qershor. Në fjalën e tij para trupit gjykues Sylejman Selimi ka pranuar se ka  qenë Komandant i Zonës Operative të Drenicës, më pastaj Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe  ka luftuar për mbrojtjen e popullit. “Kam luftuar me bashkëluftëtarët e mi për ta mbrojtur popullin tim nga ushtria dhe policia serbe, të cilët vetëm gjatë viteve të luftës 1998 dhe 1999 vranë mbi një mijë civilë shqiptarë në Drenicë, duke mos i kursyer fëmijët as të moshuarit. Serbët dhunuan vajza dhe gra shqiptare, disa prej të cilave më pastaj edhe i vranë. Serbët kryen me dhjetëra masakra në Obri, Rezallë, Izbicë, Verbovc, Çikatovë dhe vende tjera në Kosovë. Mbi 500 ushtarë të UÇK-së u vranë gjatë luftimeve në Drenicë,  duke i mbrojtur civilët shqiptarë. Tani kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër”. Kryetari i Trupit Gjykues ka deklaruar se aktgjykimin nga Gjykata e Apelit mund ta presim jo më herët se në muajin korrik apo gusht të këtij viti. Avokati Gashi u shpreh i befasuar se si mund të shtyhet afati deri në verë kur Misioni i EULEX-it do të përfundojë më 14 qershor 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …