Liza Xhonson: Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO

Liza Xhonson: Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, zonja Liza Xhonson tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe në NATO. Një kohë kam qenë e caktuar në stafin kombëtar të NATO-s, ishte një përvojë e mrekullueshme. Më kujtohet Samiti i NATO-s në Bukuresht më 2008, kohë vërtet historike. Por tani, fokusi im është në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, kështu që ne duhet t’i përmbahemi mandatit tim aktual. Por, brenda atij mandati këto janë edhe elemente shumë të rëndësishme dhe elemente për kualifikimet që do të jenë të nevojshme për Kosovën, për një integrim më të madh evropian. Pra, ne besojmë shumë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë, është në strukturat transatlantike dhe evropiane, përfshirë NATO-n dhe se një ditë Kosova do të jetë anëtare e NATO-s. Ky është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, kështu që unë e mbështes fuqishëm”, tha zonja Xhonson.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …