Kuvendi

Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e Kosovës me Amerikën të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, në vlerë prej 236.milionë dollarëve. Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 89 deputetë. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është nënshkruar të mërkurën në Kongresin Amerikan nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …