Agjencia Kosovare e Privatizimit ka iniciuar studimin e fizibilitetit për ndërmarrjen “Trepça”

Në fillim të muajit nëntor do te dihen parametrat ligjorë dhe ekonomikë, por edhe kapacitetet e “Trepçës” dhe arsyeshmëria e investimeve në të, sipas planifikimit të bërë nga AKP-ja.  Ajo kohë përkon edhe më obligimin që ka AKP-ja, për të dorëzuar në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme planin e riorganizimit të “Trepçës” në mënyrë që të shmanget likuidimi. Por, miratimi i një ligji të veçantë për Trepçën që do ta bënte atë ndërmarrje publike, do ta bënte ligjin aktual për riorganizimin e ndërmarrjeve të veçanta të pazbatueshëm për “Trepçën”. Koston e studimit të fizibilitetit të “Trepçës” pritet ta përcaktojë tregu, por megjithatë AKP-ja ka planifikuar buxhet mbi 1 milion euro për këtë studim.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …