Klapper: Hapja e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE ishte shumë e vonuar

Drejtuesja e zyrës së fondacionit gjerman,“Friedrich Ebert“ në Tiranë, Stinne Klapper ka vlerësuar se hapja e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ishte shumë e vonuar. Gjatë intervistës për “Dojçe Vele” ajo ka thënë se është shumë pozitive që Shqipëria më në fund arriti të nisë bisedimet e anëtarësimit në BE. “ Pavarësisht nga karakteri kryesisht teknik dhe formal i shumë reformave që na presin, ne duhet të shikojmë gjithmonë pamjen e madhe: synimin e unitetit evropian, solidaritetit dhe bashkëpunimit, bashkimin e shoqërive. Në një botë plot sfida – që nga agresioni brutal rus në Ukrainë deri tek lufta thelbësore kundër krizës klimatike – e dimë që puna së bashku është e vetmja mënyrë për t’i përballuar ato. Ne të gjithë duhet të përqafojmë çdo mundësi për të forcuar integrimin dhe të zgjedhim gjithmonë guximin për të përbashkëtën, totalen mbi interesat miope kombëtare” ka deklaruar mes tjerash drejtuesja e zyrës së fondacionit gjerman,“Friedrich Ebert“ në Tiranë, Stinne Klapp.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …