Deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras, tha se Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Lidhur me mbylljen e vendkalimeve kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri, deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras, tha se Serbia mund ta sulmojë Kosovën. Ai zhvillimet ne veri të Kosovës i quajti shqetësuese. “Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Serbia po mëson nga vëllai i madh (Vladimir Putin) dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë brenda në NATO”, ka shkruar deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …