Vladimir Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar sot se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore. Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte, dhe ne jemi për barazi dhe siguri individuale për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror. Këto komente vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se botën sot se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres dha një paralajmërim të tmerrshëm sa i përket takimit të nivelit të lartë për të rishikuar traktatin historik 50-vjeçar, që synon parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore. Ai theksoi se lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i armëve bërthamore në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Azi, i bëjnë dy rajone të “shkojnë drejt katastrofës”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …