Albin Kurti ka pranuar “fusnotën” si trashëgimi të ish qeverive, po kështu do ta arsyetojë edhe pranimin e “Zajednicës”

Kryeministri Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e  ka njoftuar me zhvillimet në veri të Kosovës  dhe ka saktësuar se  qytetarët e Kosovës janë njoftuar për masat që do të merren. Ai ka shtuar se masat janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Kurti po ashtu ka thënë se nëpër pikat kufitare në Kosovë, udhëtarëve u duhen vetëm 20 sekonda për të kaluar, ndërsa nëpër pikat në Serbi duhen pritje deri në një orë.  Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se qytetarët e Kosovës janë informuar mirë për masat në ardhje, se masat janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, si dhe që zbatimi i tyre është koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Stoltenberg e siguroi Kryeministrin Kurti për angazhimin dhe bashkëpunimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …