Emmerson

Ben Emmerson: Me vendimin për kontaktin me dëshmitarë, janë thyer parimet bazë të Gjykatës

Një protokoll për kontaktin me dëshmitarë që është miratuar para pak ditësh nga gjyqtari në Gjykatën Speciale ka ngritur shqetësimin serioz të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ai në një parashtresë të dërguar para disa ditësh në Gjykatën Speciale, ka ngritur alarmin se rregullat e vendosura nga gjyqtari me kërkesë të Prokurorisë, mund të përbëjnë shkelje të rëndë ndaj të drejtave të Kadri Veselit në gjykim. Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se të gjitha çështjet e propozuara ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e procedurës, duke cenuar potencialisht të drejtën e z. Veseli për një gjykim të drejtë siç mbrohet nga Kushtetuta dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, është thënë në parashtresën e tij avokati Emmerson. Ai ka ilustruar se si me vendimin për kontaktin me dëshmitarë, është thyer edhe parimi bazë për ”barazinë e palëve ” në një proces gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …