Brickos

Victor Orban

Sudvest Press: Kryeministri hungarez pengoi sanksionet e BE-së ndaj Maqedonisë

Hungaria është bërë faktori që ka penguar Bashkimin Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Maqedonisë. Siç bën të ditur gazeta Sudvest Pres, kryeministri hungarez, Viktor Orban ka penguar Brukselin për të vendosur sanksione ndaj Maqedonisë. “Derisa para katër javëve ishte shpallur amnestia, në Bruksel po bisedohej për sanksione. Por hungarezi Viktor Orban, i njohur si mbrojtës i të gjitha regjimeve autoritare në Evropën Lindore e kundërshtoi këtë”, shkruan gazeta gjermane. Përndryshe, shtetet përëndimore kanë shtuar në kulm kritikat ndaj VMRO-DPMNE përkatësisht Nikolla Gruevskit dhe përpjekjeve të tij për të vendosur një regjim autokratik në Maqedoni. Në anën tjetër, vetëm diplomacia ruse ka shprehur përkrahje për Qeverinë e VMRO-DPMNE, e cila po mbahet në këmbë edhe nga naiviteti dhe shkurtpamësia e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …