Edita Tahiri

Tahiri: Në mbledhjen e 3 qershorit të flitet për Kosovën Lindore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar lidhur me përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive shqiptare, që do të mbahet me 3 qershor në Prishtinë. Me këtë rast, ministrja për Dialog, Edita Tahiri kërkoi që në këtë mbledhje të flitet edhe për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore. “Kësaj here në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, duhet të ketë një pikë për mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe ndoshta të iniciohet ndonjë program i përbashkët”, ka deklaruar ministrja, Tahiri. Në vazhdim, kryeministri Mustafa kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i bëjnë përgatitjet për këtë mbledhje, pasi që sipas tij deri tani nuk është punuar sa duhet, në përgatitjet e marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …