Brickos

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Mbështetja amerikane është jetike për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbështetja amerikane për Kosovën është jetike, siç ishte edhe në kohërat më të vështira. Duke komentuar vendimin e Kongresit amerikan për nxjerrjen e Aktit për Autorizim të Mbrojtjes (Defense Authorization Act), ai ka thënë se Kosova nuk fiton përmes tij vetëm mbështetje, por edhe obligime për t’i përmbushur standardet. “Mbështetja amerikane për Kosovën është jetike. E tillë ishte edhe në kohë të rënda dhe e tillë është edhe sot. Këtë javë, Kongresi Amerikan përmes “Defense Authorization Act” i ka bërë thirrje Administratës që të punojë me Republikën e Kosovës, për ta përgatitur atë për të hyrë në Programin e Partneritetit për Paqe. Ky mesazh që na vjen nga SHBA-të, nuk duhet parë vetëm si një mbështetje, por edhe obligim yni që t’i përmbushim gjithë ato standarde, për të qenë një shtet i zhvilluar e demokratik”, ka thënë Haradinaj në një postim të afishuar në Facebook. Ai ka shtuar se në këtë rrugëtim, Kosova ende ka nevojë për mbështetjen amerikane, në vendosjen qeverisjes demokratike dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, si parakushte këto që vendi të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …