leoni

Safet Gërxhaliu

Gërxhaliu: Qeveria e Kosovës duhet të dëshmojë partneritet të mirëfilltë publiko-privat

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet të dëshmojë partneritet të mirëfilltë publiko-privat dhe ka theksuar se viti 2022, përveç që konsiderohet i brishtë për ekonominë kosovare, shqetësuese për ekonomistët është edhe ulja e investimeve kapitale. Ai ka thënë se në këtë periudhë shtatë mujore kemi vetëm 10 për qind të shfrytëzimi të buxhetit për investime kapitale është shqetësimi më i madh. “Sot Kosova ka nevojë për investime në çdo pore, ka shumë projekte të papërfunduara, ka shumë projekte të cilat nuk janë të prioritizuara me vet faktin që kohë të gjatë nuk e kemi pasur bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës. E them këtë bazuar në faktin tjetër se sot e kemi një inflacion që është afër 15 për qind dhe devinitivisht paraja e pashfrytëzuar degradohet dhe devalvohet, prandaj besoj se ka nevojë të mbështetet sektori privat” ka thënë mes tjerash, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …