Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 279 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 780 të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore ka vdekur një i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 1 mijë e 562 të infektuar. Numri i rasteve aktive, ka arritur në 7 mijë e 221 4 të infektuar aktualë.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				